Fisnik Syla denoncohet për një tjetër mashtrim. Këtë herë ish-partneri i Fjolla Morinës është paditur nga një kompani kosovare, për mospagimin e dy makinave të blera në vitin 2021.
Dy vetura u pretendua se u “blenë” nga Fisnik Syla, më 7 prill të vitit 2021, në autosallonin “Matrix” në Prishtinë. Vlera e parave që Syla duhej t’ia paguante pronarit të autosallonit ishte 50 mijë euro. Por vetëm dy ditë më vonë, veturat u rishiten te një auto sallon tjetër “Ylli”, për 31 mijë euro, para të cilat Fisnik Syla i mori kesh dhe u largua për në Dubai. por teksa ndodhte e gjithë skena e mashtrimit, duket se makina i është ‘dhuruar’ edhe këngëtares së njohur
Në atë kohë këngëtarja publikoi në rrjetet sociale fotot teksa shfaqej me makinën luksoze, dhuruar pikërisht nga Fisniku, që në atë kohë ishte ende i panjohur për publikun. “O Zot, befasi”, ka shkruar ajo sipër njërës video që e ndau me ndjekësit. Megjithatë dhurata luksoze nuk u pa më në Instagramin e këngëtares, kjo për faktin se ish-partneri i saj e kishte rishitur, pa paguar më parë blerjen e tyre.

Nuk dihet nëse Fjolla ishte në dijeni se vetura që po reklamonte në rrjetet sociale ishte pjesë e një mashtrimi bërë nga partneri i saj. Veturat iu dhanë në mirëbesim Fisnik Sylës nga salloni “Matriks”, me pretendimin për t’i testuar dhe vozitur për një kohë të shkurtër, e më pas, pasi të bëhej bartja e pronës, Syla duhej t’ua paguante atyre 50 mijë euro.

Të paktën kështu shkruhet në dokumentet e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila kishte nisur hetimet për rastin, më 24 dhjetor të vitit 2021, pas kallëzimit penal që pronarët e “Matriksit” bënë në këtë gjykatë më 21 qershor të vitit 2021. Kallëzimi erdhi pas shumë përpjekjeve për t’i kthyer paratë e tyre e dokumentet bankare të falsifikuara që Fisnik Syla ua dërgonte pronarëve të “Matriksit” për t’i bindur se gjoja po bënte pagesa, e po ashtu të njëjtat ia dërgonte edhe pronarit të “Yllit”, i cili po përpiqej që automjetet e blera t’i kthente në pronësi të tij. Por historia e kurthua edhe më shumë, kur si pasojë që Fisnik Syla nuk po i paguante paratë për veturat e huaja që i shiti, Policia e Kosovës i sekuestroi të dyja nga pronari i ri, i cili pagoi 31 mijë euro për veturat që nuk po mund t’i përkthente.
