Të shtënat në Veri të Kosovës/ Protesta dhe barrikada, digjet makina e policisë në Zveçan

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Veri të Kosovës pas zgjedhjes së kryetarëve të komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Në komunat në fjalë u dëgjuan fillimisht sirena alarmi, ndërkohë që më pas u mblodhën edhe qytetarë.

Kujtojmë se kryetarët e katër komunave me shumicë serbe që të gjithë shqiptarë, u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.

Jashtë ambienteve u mbajtën protesta, teksa qytetarët e mbledhur dogjën makinën e policisë në Zveçan

Publikuar nga Publik Media