Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Tepelenë ku prezantoi kandidatët socialistë për deputet në qarkun e Gjirokastrës.
Si zakonisht nuk munguan as batutat, ku kryebashkiaku Tërmet Peçi i drejtua kreut të qeverisë me fjalën “komandat”.
“Këto punët që i kemi lënë, dhe thotë mirë komandanti, ato çka kemi bërë i kemi bërë, ato çka s’kemi bërë kërkojmë ndjesë. Thashë që politikën e madhe nuk e bëj dot unë, me gjithë problemet që ka pasur qeveria dhe komandanti. Mendoj që pas 25-ës na del një detyrë, ne votojmë PS-në dhe Edi Ramën, Edi Rama siç e ka dashur, dhe e do në shpirt e në zemër Tepelenën nuk ka për t’i thënë jo zhvillimit dhe progresit të Tepelenës”, tha Peçi.
Pas kryebashkiakut fjalën e mori ish-ministrja Mirela Kumbaro, e cila tha se: “Mandati i tretë do të jetë spektakolar për Tepelenën, publiçitar po të doni siç thotë Tërmeti”.