Tezja e Kiarës bën gjestin e papritur ndaj Arbanës

Personazhe publike ose jo kanë vërshuar me ofendime dhe akuza kundrejt produksionit të Big Brother pas avantazhit të dhënë gjatë prime-t për Kiara Titon.

Nga ana tjetër duket se familjarët e Kiarës nuk janë prekur nga veprimi i produksionit dhe këtë e ka zbulura vet Arbana Osmani nëpërmjet një fotoje në insta story.

Tezja e Kiarës e ka uruar Arbanën për festën e 8 marsit me një buqetë me lule dhe me një kartolinë.

“E dashur Arbana, Gëzuar 8 marsin, nga tezja e Kiarës”, shkruhet në të.

Publikuar nga Publik Media