TikTok ngre padi për të kundërshtuar vendimin e shtetit amerikan

Kompania e mediave sociale TikTok ka ngritur padi ndaj shtetit amerikan, Montana, pasi në këtë shtet u ndalua rrjeti social.

Padia nga TikTok , në pronësi të kompanisë kineze të teknologjisë ByteDance, pason një padi të paraqitur javën e kaluar nga pesë krijues të përmbajtjes.

Ata bënë argumente të ngjashme duke përfshirë se shteti i Montanës nuk ka autoritet për të ndërmarrë veprime për çështjet e sigurisë kombëtare.

Të dyja paditë u ngritën në gjykatën federale në Missoula.

Guvernatori republikan Greg Gianforte nënshkroi projektligjin të mërkurën dhe padia u ngrit disa orë më vonë. Ligji është planifikuar të hyjë në fuqi më 1 janar.

TikTok thotë se nuk ka ndarë dhe nuk do të ndajë të dhënat e përdoruesve të SHBA me qeverinë kineze dhe ka marrë masa për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve të tij, duke përfshirë ruajtjen e të gjitha të dhënave të përdoruesve amerikanë në Shtetet e Bashkuara, sipas padisë.

Disa ligjvënës, FBI dhe zyrtarë në agjenci të tjera janë të shqetësuar se aplikacioni i ndarjes së videove mund të përdoret për të lejuar qeverinë kineze të aksesojë informacionin për qytetarët amerikanë ose të shtyjë dezinformatat pro Pekinit që mund të ndikojnë në publik.

Ligji kinez detyron kompanitë kineze të ndajnë të dhëna me qeverinë për çfarëdo qëllimi që ajo mendon se përfshin sigurinë kombëtare. Nga ana tjetër TikTok thotë se kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Publikuar nga Publik Media