Tiranë/ Aksident i rëndë, përplasen 2 mjete, 1 i vdekur, 2 të plagosur

Aksident me vdekje në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Kastriotët”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në aksident janë përfshirë dy makina.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin me inicialet E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Publikuar nga Publik Media