Tiranë/ Arrestohet 24-vjeçari që u përplas me katër makina dhe shkatoi të plagosur

Është arrestuar sot 24-vjeçari me inicialet A. S., banues në Tiranë. Ditën e djeshme, i riu u përplas me katër automjete të tjera.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën e Elbasanit, teksa të plagosur mbetën tre persona të cilët u dërguan menjëherë në spital.

“A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Rrugën e Elbasanit, automjeti që drejtonte 24-vjeçari, është përplasur me 4 automjete të tjera. Si pasojë e përplasjeve, janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;”, njoftoi policia.

Publikuar nga Publik Media