Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar sot pro ngritjes së akuzave për shkarkimin e presidentit në detyrë të SHBA-ve Donald Trump. Një vendim historik, ku përfaqësuesve demokratë u janë bashkuar të paktën 10 republikanë, duke arritur kuorumin e 217 përfaqësuesve që nevojiteshin.
Procedurat tanimë i kalojnë Senatit Dhomës së Lartë të Kongresit, ku do të zhvillohet edhe gjyqi ndaj tij.
Donald Trump akuzohet për “nxitje të kryengritjes” gjatë trazirave në Capitol javën e shkuar.
Në një deklaratë të mëhershme Donald Trump bëri thirrje që të shmanget dhuna dhe vandalizmat.
“Lidhur me raportimet për më shumë demonstrata, ju bëj thirrje që të mos ketë dhunë, të mos ketë shkelje të ligjit, dhe të mos ketë vandalizëm të çfarëdo lloji. Kjo nuk është ajo në të cilën besoj unë dhe as Amerika. U bëj thirrje të gjitha amerikanëve të ndihmojnë në uljen e tensioneve dhe të qetësojnë gjakrat. Faleminderit”.
Është hera e parë në historinë amerikane që ndaj një presidenti ngrihen dy herë akuza për shkarkim gjatë mandatit të tij.
Ndërkohë edhe YOU TUBE i ben bllok TRUMP
Platformat në internet dhe kompanitë e mediave sociale po distancohen dhe po ndërmarrin veprime kundër atyre që nxitën ose u përfshinë në dhunë në Uashington.
Organizatori duket se ka qënë presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump dhe pas Tëitter d Facebook i është pezulluar llogaria dhe në “Youtube”.
Shërbimi në internet tha se ka pezulluar llogarinë e presidentit Trump, pasi që ai shkeli politikat kundër nxitjes së dhunës, pas sulmit të javës së kaluar në Kapitol nga mbështetësit e presidentit.
Youtube tha në një deklaratë se “llogarisë së presidentit Trump do t’i pamundësohet të ngarkojë video të reja ose të transmetojë drejtpërdrejt për të paktën shtatë ditë, një afat që mund të zgjatet”, ndërsa janë bllokuar për një kohë të pacaktuar komentet në videot e ngarkuara.
Veprimi i kompanisë u ndërmor pasi grupet amerikane të të drejtave civile kishin vendosur të organizonin një bojkot reklamash ndaj kompanisë nëse ajo nuk heq llogarinë e presidentit Trump.
Mbështetësit e presidenti Trump sulmuan Kapitolin të mërkurën, duke u përpjekur të pengonin certifikimin nga Kongresi të fitores së presidentit të zgjedhur, Joe Biden.