Turqi /Të dielën raundi i dytë i zgjedhjeve , rekord votash nga jashtë

Të dielën, zgjedhjet në Turqi shkojnë në balotazh. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shpreson që votuesit në rajonin jugor ku u regjistrua tërmeti t’i japin atij avantazhin në votim. Ndërkohë, sipas mediave turke, votimi jashtë vendit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka përfunduar me një pjesëmarrje rekord.

1.86 milionë turq morën pjesë në zgjedhje dhe vendimet mund të jenë në favor të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, ose rivalit të tij socialdemokrat, Kemal Kiliçdaroglu.

Erdogan iu afrua shumicës absolute në votimin e parë, Pavarësisht krizës ekonomike, Erdogan iu afrua shumicës absolute në votimin e parë. Në 14 maj, miliona në të gjithë rajonin e shkatërruar kundërshtuan pritshmëritë dhe votuan për njeriun që ka sunduar Turqinë për dy dekada dhe mund ta bëjë këtë përsëri të dielën, 28 maj.

Publikuar nga Publik Media