Tutkunët e qeverisë dhe ligji i basteve

Klodian Tomorri

Ka një kryeveper ky ligji i basteve, që është e denjë për çmim Nobel. Shikoni ça thonë këta shkencetaret e qeverisë në relacion.

Në vitin 2018, ishin 3 kompani bastesh dhe buxheti i shtetit mblidhte 2 miliardë lekë taksa në vit. Por tani, që po i hapim prapë nuk do jenë më 3, por 10 kompani bastesh, ndaj buxheti do mbledhë 6.5 miliardë lekë taksa në vit.

Keta e dikan se po të shtosh numrin e kompanive shtohen dhe leket që mbledh buxheti në rë njejtin proporcion. Po mirë, a t’ju jap unë një formulë, që t’ja hedhim fukarallekut?

Jepni liçenca për 100 kompani bastesh, që të mbledhim 65 miliardë lekë në vit. Ose ose beni 1 mijë kompani bastesh fare që të mbledhim 6,5 miliardë euro në vit. Ja fusim per pasuri Norvegjise, Suedise, Dubait dhe gjithë dynjasë.

Keshtu nuk kemi me nevoje as per ate naften e Shpiragut. E cojme rrogen ne shtet 70 mije euro ne muaj, pensionin e pleqve 40 mije euro ne muaj dhe vendosim vizat per qytetaret e BE-se se do na mbysin emigrantet pastaj.

Ah në dorë të kujt ka rënë shteti. Mjerë mileti. S’mbeti tutkun pa shkruar nga një ligj.

Publikuar nga Publik Media