U arrestua për kultivim droge, reagon Enca: Janë marrë me ballkonin tim

në ballkonin e saj të shtëpisë u gjetën 5 vazo të mëdha me bimë kanabisi.

Pas arrestimit, ajo qëndroi dy ditë në qeli deri sa gjykata e arsyetoi të paligjshëm arrestimin e saj dhe kërkoi detyrim paraqitje me të.

Mesa duket, Enca e ka kaluar tani këtë pjesë dhe iu është rikthyer rrjeteve sociale.

Në disa “InstaStory” ajo ka shkuar disa fjalë të ngrohta për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto kohë të vështira.

Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë gjatë ditëve të vështira që kalova”

Ndërkohë që në një tjetër “InstaStory” ka shkruar:

“Janë marrë me ballkonin tim”.

Publikuar nga Publik Media