Ukraina kërkoi akses në vendin e shpërthimit, presidenti polak: Procedurat kryhen nga ekspertë polakë dhe amerikanë

Ukraina tha se donte “qasje të menjëhershme” në vendin e shpërthimit në Poloni, duke shtuar se ishte gati t’u jepte partnerëve prova për një “gjurmë ruse”.

Kreu i NATO-s dhe presidenti polak thanë se Polonia ishte “ndoshta” e goditur nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, por tha se nuk kishte “asnjë tregues” se sulmi ishte i qëllimshëm.

Tani, Andrzej Duda i Polonisë tha se Polonia dhe SHBA do të duhet të bien dakord që Ukraina të përfshihet në hetim.

Ai tha: “Procedurat kryhen nga ekspertë polakë dhe amerikanë dhe nëse dikush do të lejohej të merrte pjesë në këto procedura, do të duhej të paktën marrëveshja e të dyja palëve.”