Zëvendës kryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk, ka deklaruar se Rusia momentalisht po mban në burgje më shumë se 1500 civilë.
Sipas saj, fakti që nuk janë luftëtarë, por civilë të thjeshtë, kërkon që të mos mbaheshin si robër lufte por të liroheshin.
“Më shumë se 1500 civilë mbahen në burgjet ruse – ata janë në Rostov, Kursk, ata janë në burg, ata po mbahen si robër lufte, megjithëse nuk duhet të jenë robër lufte… Ata duhet të lirohen”, ka bërë me dije Vereshchuk.
