VIDEO/ Dasma madhështore e Kleas dhe Elgitit: Të ftuar dhe Luizi me Kiarën

Klea dhe Elgiti u martuan mbrëmjen e sotme në një dasmë të madhështore, ku para betimeve të tyre, ata i dedikuan njëri-tjetrit disa fjalë emocionuese.

Elgiti u prek dhe u përlot nga fjalët që i dedikoi Klea, duke treguar ndjenjat e tij të thella për të.

“Të pakta janë herët ashtu siç ndodh në jetë, kur kemi menduar t’i japim fund. Por sot jemi këtu për të thënë që fati na ka destinuar të jemi bashkë. Shpirti im e mban mend kur kërkoje diell në sytë e mi dhe brenda teje kishte stuhi?! Sepse dashuria kështu është, një mot i paqëndrueshëm, por që ngroh dhe ndriçon jetën e atyre që dashurojnë fort”, u shpreh Klea me emocion.

Ndërkohë, pak javë më parë kishte pasur aludime për një raport të prishur mes Klea Hutës dhe Kiara Titos. Por këto aludime u hedhën poshtë kur Klea Huta u shfaq në dasmën e Kiarës dhe Luizit, duke treguar se ndarja e tyre ishte kaluar dhe sot çifti i ka kthyer “qokën”. Kiara dhe Luizi janë shfaqur dorë për dore dhe të kuruar në dasmën e Kleas dhe Elgitit.

VIDEO:

Dasma e Kleas dhe Elgitit tregon se dashuria triumfon mbi të gjitha vështirësitë dhe përplasjet e mëparshme janë harruar. Çifti ka filluar një kapitull të ri në jetën e tyre, ndërtuar mbi përkushtim, mirëkuptim dhe dashuri e përbashkët.

Publikuar nga Publik Media