Tërmeti i fuqishëm që tronditi Meksikën ditën e djeshme ka vrarë dy persona dhe ka dëmtuar më shumë se 200 ndërtesa.
Ky lajm është bërë i ditur nga drejtoresha e agjencisë së mbrojtjes civile të Meksikës Laura Velazquez. Ajo tha se edhe 10 persona kanë mbetur të plagosur.
Tërmeti me magnitudë 7.6 goditi Meksikën perëndimore dhe shumica e dëmeve u përqendruan në shtetet Colima dhe Michoacan.
Ky është tërmeti i tretë i fuqishëm që godet Meksikën në të njëjtën ditë. Më 19 shtator 1985, një tërmet me magnitudë 8.1 vrau më shumë se 10,000 njerëz në Mexico City. Qindra ndërtesa u shkatërruan. Në vitin 2017, tërmeti i 19 shtatorit me magnitudë 7.1 vrau afro 370 njerëz, kryesisht në Mexico City. Një pronar dyqani në lagjen Cuauhtemoc tha: “Data 19 është një ditë për t’u frikësuar”.
Meksika kufizohet me Atlantikun dhe Paqësorin dhe është një nga rajonet më aktive sizmike në botë. Territori i Meksikës shtrihet mbi pesë pllaka tektonike.