Mediet italiane bënë të ditur arrestimin e një shqiptari, Ani Saku, për vjedhjen e një argjendarie në Brindizi.
Gjatë kontrollit të makinës atij iu gjet edhe një pistoletë dhe disa krehër me fishekë.
Vjedhja e argjendarisë “Nataly” ndodhi, më 21 nëntor, rreth orës 11:30, ndërkohë që shqiptari, së bashku edhe me një italian, vodhën bizhuteri në vlerën e 55 mijë eurove.